Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia e Suedisë u rrit më shumë se sa parashikimet në tremujorin e katërt të vitit 2023, duke dhënë sinjale pozitive për ecurinë e vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Suedez i Statistikave (SCB), Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0.8% krahasuar me tremujorin e tretë. Kjo rritje ishte ndjeshëm më e lartë se parashikimi mesatar i analistëve, të cilët prisnin një rritje prej vetëm 0.3%, sipas agjencisë Bloomberg.
Në nivel vjetor, ekonomia suedeze u zgjerua me 1.0% krahasuar me vitin 2023.
“Viti përfundoi relativisht mirë. Një rritje është vërejtur në disa komponentë të PBB-së, ku ndikimin më të madh e pati një bilanc i fortë tregtar, i nxitur nga rritja e eksportit dhe ulja e importit,” deklaroi Jessica Engdahl, shefe e sektorit të Llogarive Kombëtare në SCB.
Rritja e eksportit dhe tkurrja e importit janë faktorë kyç që kanë ndihmuar ekonominë suedeze në një kohë sfidash globale, duke treguar qëndrueshmëri në tregtinë ndërkombëtare. Ekspertët do të ndjekin me vëmendje zhvillimet në tremujorët e ardhshëm për të parë nëse kjo tendencë pozitive do të vazhdojë.
Written by: admin
Post comments (0)