Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një operacion i madh policor shkaktoi ndërprerjen e të gjithë trafikut ajror në aeroportin e Kopenhagen, Kastrup, gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës. Sipas mediave daneze, fluturimet u pezulluan për disa orë, por rifilluan pak pas orës 06:30.
Shkaku i alarmit ishte një incident i pazakontë: një 21-vjeçar depërtoi në zonën e aeroportit duke thyer një gardh me një furgon. Policia e Kopenhagen konfirmon se ai është arrestuar pas një “operacioni masiv policor” dhe po hetohet për motivet e tij.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të tjera, ndërsa siguria në aeroport është shtuar ndjeshëm pas ngjarjes.
Written by: admin
Post comments (0)