Lajme

Mobiljet retro të Ikea-s shiten për shuma rekord në ankand

todayMarch 2, 2025 13

Background
share close

Mobiljet e vjetra të Ikea-s po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun e koleksionistëve, duke arritur çmime marramendëse në ankande. Së fundmi, kolltuku klasik Cavelli, i dizajnuar nga Bengt Ruda, u shit për 189,000 korona suedeze, raporton Daily Mail.

Ekspertët e tregut të artit dhe dizajnit vlerësojnë se mobiljet e Ikea-s nga vitet 1970 dhe 1990 po njohin një rritje të madhe të interesit mes koleksionistëve dhe adhuruesve të dizajnit retro.

“Këto stile plot imagjinatë dhe shpesh të guximshme po diktojnë kërkesën në tregun e ankandeve dhe atë të dorës së dytë,” thotë Pontus Silfverstolpe, themelues i shtëpisë së ankandeve Barnebys.

Njohësit e tregut parashikojnë se vlera e mobiljeve ikonike të Ikea-s do të vazhdojë të rritet, duke e bërë këtë një investim të ri për koleksionistët dhe entuziastët e dizajnit të brendshëm.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%