Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rastet e gripit në Suedi vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Javën e kaluar, numri i të infektuarve u rrit me 27% krahasuar me javën pararendëse, sipas të dhënave të Autoritetit Suedez të Shëndetit Publik. Në total, janë raportuar 2,319 raste në të gjithë vendin, por ekspertët paralajmërojnë se kulmi i epidemisë ende nuk është arritur.
Këshilla për qytetarët: shmangni kontaktet me të tjerët
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për të shmangur përhapjen e infeksionit. Personat që shfaqin simptoma këshillohen të mos takojnë të tjerët, veçanërisht ata që i përkasin grupeve të rrezikuara, si të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
– Nëse dikush bën pjesë në një grup të rrezikuar, është i moshuar ose vuan nga një sëmundje e mëparshme, mund të jetë e nevojshme trajtimi me ilaçe antivirale, thotë epidemiologu shtetëror Magnus Gisslén.
Ndërkohë, mjekët dhe autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin rekomandimet për të reduktuar përhapjen e virusit.
Written by: admin
Post comments (0)