Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i falimentimeve të bizneseve në Suedi ra me 7% në shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e reja nga UC, të publikuara nga TT, tregojnë një tendencë pozitive për ekonominë.
Ky është muaji i dytë radhazi që falimentimet shënojnë rënie, por ekspertët paralajmërojnë se sfidat për bizneset mbeten të mëdha. Amanda Aldestam, analiste në UC, thekson se është ende herët për të folur për një përmirësim të qëndrueshëm.
– Niveli i falimentimeve është ende i lartë, dhe shumë kompani, veçanërisht ato në tregtinë me pakicë, hoteleri dhe restorante, vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha, thuhet në deklaratën e UC.
Ndërkohë, sektori i ndërtimit shënoi një përmirësim me 17% më pak falimentime, ndërsa tregtia me pakicë përjetoi një rritje shqetësuese prej 21%.
Written by: admin
Post comments (0)