Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjendja ekonomike në Suedi mbetet e dobët dhe pothuajse e pandryshuar që nga vjeshta e kaluar në shumicën e sektorëve të ekonomisë.
Këtë e tregon anketa e ndërmarrjeve e realizuar nga Riksbanken në shkurt.
Sipas bankës, kompanitë presin një përmirësim të lehtë brenda gjashtë muajve të ardhshëm, por vlerësojnë se një rimëkëmbje e ndjeshme do të kërkojë më shumë kohë.
Për sa i përket mundësisë që SHBA të vendosë tarifa doganore mbi importet, shumica e kompanive të anketuara besojnë se ndikimi mbi to do të jetë i vogël. Megjithatë, pasiguria mbetet e lartë pasi ende nuk ka qartësi mbi detajet e mundshme të tarifave.
Riksbanken interviston rregullisht ndërmarrjet më të mëdha suedeze në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve. Në këtë anketë morën pjesë përfaqësues nga 44 kompani dhe organizata të ndryshme të industrisë, me gjithsej rreth 300,000 të punësuar. Intervistat u realizuan kryesisht mes datave 31 janar – 7 shkurt 2025, përmes takimeve fizike, bisedave telefonike dhe platformave online.
Burimi: Expressen
Written by: admin
Post comments (0)