Lajme

TË RINJTË DOMINOJNË ARRESTIMET PËR SULMET ME EKSPLOZIVË

todayMarch 4, 2025 9

Background
share close

70% e personave të paraburgosur për shpërthimet e dimrit në Suedi janë adoleshentë të moshës 15 deri në 19 vjeç. Nga 30 të arrestuarit, pesë janë vajza ose gra, sipas një analize të SVT Nyheter.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuar në 22 nga 60 shpërthime të shqyrtuara. Sipas kriminologut dhe studiuesit Sven Granath nga Universiteti i Stokholmit, ky është një rezultat i pazakontë për këtë lloj krimi.

– Edhe pse përqindja e rasteve të zbardhura mbetet nën 50%, është më e lartë se sa do të kishte qenë dhjetë vjet më parë, thotë Granath.

Rritja e përfshirjes së të rinjve në akte të dhunshme si shpërthimet mbetet një shqetësim i madh për autoritetet dhe shoqërinë suedeze.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%