Lajme

MBINGARKESA NË SISTEMIN SHËNDETËSOR – MJEKËT SUEDEZË PUNOJNË MILIONA ORË SHTESË

todayMarch 4, 2025 14

Background
share close

Mjekët suedezë punuan 7.5 milionë orë jashtë orarit gjatë vitit të kaluar, një shifër që përfaqëson rreth 4,000 vende pune me kohë të plotë. Këto të dhëna, të raportuara nga Läkarförbundet për agjencinë TT, ngrenë shqetësime mbi kushtet e punës në sektorin shëndetësor.

Sipas sindikatës së mjekëve, mbingarkesa krijon rreziqe serioze si për mjekët ashtu edhe për pacientët.

– Edhe pse disa orë shtesë janë të pritshme në këtë profesion, ky nivel është i papranueshëm. Ai fsheh nevojën reale për të punësuar më shumë mjekë, thotë Sofia Rydgren Stale, kryetare e Läkarförbundet.

Një tjetër problematikë është fakti se shumë mjekë nuk paguhen për punën jashtë orarit, pasi në kontratat e tyre përfshihet një klauzolë që i detyron të heqin dorë nga pagesa për orët shtesë. Sindikata e mjekëve kërkon masa të menjëhershme për të adresuar këtë krizë dhe për të përmirësuar kushtet e punës në shëndetësi.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%