Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbrëmjen e së martës, dy shpërthime të fuqishme tronditën dy zona të ndryshme në qarkun e Stokholmit, me vetëm pak minuta diferencë mes tyre.
I pari ndodhi në Nykvarn, rreth orës 19:37, ku një shpërthim në një oborr shtëpie shkaktoi dëme materiale. Sipas informacioneve nga policia, një makinë dhe një tarracë u dëmtuan nga fuqia e shpërthimit.
Vetëm 13 minuta më vonë, një shpërthim tjetër ndodhi në Södertälje, jashtë një shtëpie të veçuar. Sipas zëdhënësit të policisë, Mats Eriksson, diçka ka shpërthyer në pjesën e përparme të banesës, por ende nuk dihet saktësisht çfarë e ka shkaktuar ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet dhe i trajton shpërthimet si raste të “shkatërrimit të pronës publike”. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Written by: admin
Post comments (0)