Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zbritja tatimore për udhëtimet nga dhe për në punë është një nga përfitimet më të kërkuara nga suedezët në deklaratat e tyre tatimore. Megjithatë, për banorët e Stokholmit, mundësia për ta përfituar këtë zbritje është shumë e kufizuar, shkruan Mitt i Stockholm.
Sipas Johan Schauman, ekspert tatimor në Skatteverket, për të përmbushur kriteret e zbritjes për udhëtimet me makinë, një person duhet të kursejë të paktën dy orë në ditë në krahasim me përdorimin e transportit publik.
– Nëse punoni në orare normale në Stokholm, është pothuajse e pamundur të jeni më të shpejtë se metroja, autobusi apo treni i periferisë, thekson ai.
Kjo e bën zbritjen tatimore për udhëtimet me makinë një përfitim të rrallë për banorët e kryeqytetit, të cilët në shumicën e rasteve mbështeten tek transporti publik i mirëorganizuar.
Written by: admin
Post comments (0)