Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rrjeti i supermarketeve Lidl Sverige ka nisur tërheqjen nga tregu të mishit të grirë të qengjit të markës Svea Lantkött, pasi në një kontroll rutinë u zbulua prania e bakteries salmonela në një nga seritë e produktit.
Tërheqja prek paketimet 500 gram me datat e skadencës 11 dhe 14 mars. Produktet janë hequr nga dyqanet, ndërsa klientët që i kanë blerë këshillohen t’i kthejnë për të marrë rimbursim.
“Lidl Sverige shpreh keqardhje dhe e merr shumë seriozisht këtë çështje”, thuhet në një deklaratë zyrtare të kompanisë.
Salmonela mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, por bakteria eliminohet nëse mishi gatuhet në temperaturë mbi 70 gradë Celsius.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin
Post comments (0)