Lajme

Konsumimi i alkoolit rrezikon patentën edhe pse nuk ju ka ndaluar policia. Deputeti suedez shpërthen ndaj sistemit.

todayMarch 8, 2025 54

Background
share close

Mijëra suedezë kanë humbur të drejtën për të drejtuar automjetin për shkak të konsumit të alkoolit – edhe pse nuk janë kapur duke e ngarë të dehur. Sipas Transportstyrelsen, një mjek mund të sinjalizojë konsum të tepërt nëse një person konsumon rreth një shishe e gjysmë verë ose gjashtë me shtatë kanaçe birrë në javë. Kjo është e mjaftueshme për të kaluar nivelin e lejuar të PEth, një biomarker që përdoret për të matur përdorimin afatgjatë të alkoolit.

Rregulli ka ngjallur reagime të ashpra, dhe deputeti Niels Paarup Petersen (C) ka kritikuar ashpër këtë sistem, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ministrit të Infrastrukturës, Andreas Carlson (KD).

– Kjo është absurde! Nëse do të më testonin pas verës, edhe unë do të kisha një nivel të lartë të matjeve, – u shpreh Petersen për Aftonbladet.

Ai argumenton se sistemi nuk bazohet në prova të forta shkencore dhe ka ngritur çështjen në parlament, duke kërkuar një përgjigje nga ministri. Ai gjithashtu nuk përjashton ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme për të kërkuar një rishikim të rregullave.

Sistemi aktual ka nxitur shqetësime në mesin e qytetarëve suedezë, të cilët rrezikojnë patentën e tyre edhe pa qenë të përfshirë në ndonjë shkelje konkrete të rregullave të qarkullimit. Tani mbetet për t’u parë nëse qeveria do të ndërmarrë hapa për të rishikuar këto masa.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%