Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Industria e restoranteve në Suedi po përballet me një krizë të thellë për shkak të seksizmit, kushteve të padrejta të punës dhe reputacionit të keq, shkruan Erik Videgård në një artikull debati në Dagens Nyheter.
Ai vëren se mungesa e punonjësve të rinj në këtë sektor është alarmante dhe e lidh këtë fenomen me disa probleme serioze, si puna në provë të papaguara, orare të paligjshme, hierarki abuzive, diskriminim gjinor, mizogjini, racizëm dhe homofobi.
– Profesioni i kuzhinierit ka qenë gjithmonë hierarkik, ku shefat shpesh shprehin pakënaqësinë e tyre përmes komenteve të ashpra, shpesh seksiste, – shkruan Videgård. Ai thekson gjithashtu se shefat e famshëm si Gordon Ramsay kanë ndikuar negativisht në normalizimin e kësaj kulture, duke i dhënë hov një mentaliteti abuziv në shumë kuzhina.
Për të adresuar këtë krizë, ai propozon një “vizion të tolerancës zero” ndaj paragjykimeve dhe seksizmit në vendin e punës, duke kërkuar masa të rrepta për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë punonjësit e industrisë.
Rreth autorit
Erik Videgård është anëtar i bordit të organizatës Framtidens krogkultur, e cila punon për një kulturë më të shëndetshme dhe të drejtë në gastronominë suedeze.
Written by: admin
Post comments (0)