Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gratë në Suedi po rrisin kursimet e tyre me një ritëm më të shpejtë se burrat, por pavarësisht kësaj, burrat ende zotërojnë më shumë pasuri. Sipas një studimi të publikuar nga Avanza në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë kanë rreth gjysmën e kursimeve që kanë burrat.
Finansministrja Elisabeth Svantesson (M) e cilëson këtë një zhvillim të pafavorshëm dhe një tregues që barazia ekonomike ende nuk është arritur plotësisht.
— Ky është një trishtim dhe një dëshmi që nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbyllur hendekun, tha ajo për Dagens Industri gjatë një vizite në zyrat e Avanza-s.
Për të nxitur kursimet e grave, qeveria ka vendosur të dyfishojë kufirin e përjashtuar nga tatimi për llogaritë e investimeve (ISK), nga 150,000 në 300,000 krona. Svantesson shpreson se kjo masë do të ndihmojë gratë të ndërtojnë një bazë më të fortë financiare dhe të arrijnë një barazi më të madhe në asetet e tyre.
Written by: admin
Post comments (0)