Lajme

Alarm në Spitalin Östra: Njëmbëdhjetë foshnje kanë ndëruar jetë në gjashtë muaj

todayMarch 8, 2025 45

Background
share close

Një situatë shqetësuese është krijuar në Spitalin Östra në Göteborg, ku njëmbëdhjetë foshnja kanë humbur jetën gjatë ose menjëherë pas lindjes brenda një periudhe prej pak më shumë se gjysmë viti. Lajmi, i raportuar nga Göteborgs-Posten (GP), ka ngjallur shqetësim mes stafit dhe publikut.

Sipas Linnéa Lindroos, përgjegjëse për sigurinë e pacientëve në spital, asnjë nga këto vdekje nuk mund të ishte shmangur.

– Nuk mund të japim detaje për rastet specifike, por në përgjithësi, humbja e jetës ishte e pashmangshme dhe mund të lidhen me lindje shumë të parakohshme ose me keqformime të rënda, shpjegon ajo.

Për shkak të ngarkesës emocionale që ka shkaktuar kjo situatë te personeli, spitali ka vendosur të ofrojë mbështetje psikologjike dhe takime informuese për stafin.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse do të kryhet ndonjë hetim më i thelluar për të analizuar shkaqet dhe për të vlerësuar nëse mund të merren masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%