Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ditët e ngrohta dhe të thata të pranverës po sjellin nivele të larta poleni në ajër, duke shkaktuar shqetësime për ata që vuajnë nga alergjitë. Ekspertët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet në ditët në vijim, veçanërisht për shkak të përhapjes së polenit në zona të gjera.
Sipas Pollenrapporten, aktualisht ka nivele të larta poleni nga lisi dhe lajthia, të cilat kanë lulëzuar që nga janari. Rreziku është më i madh në jug të Norrlandit, ndërsa së shpejti pritet të fillojë edhe sezoni i polenit të plepit, i cili këtë vit mund të jetë më i rëndë se zakonisht.
– Björkpollen (poleni i plepit) ndjek një cikël natyror dyvjeçar dhe vitin e kaluar kishte sasi shumë të vogla. Kjo do të thotë se këtë pranverë presim një shpërthim më të madh të tij, shpjegon Åslög Dahl, biologe dhe përgjegjëse për laboratorin e polenit në Universitetin e Göteborgut.
Ajri i ngrohtë dhe i thatë ndihmon në përhapjen e polenit në distanca më të mëdha, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për alergjikët. Ekspertët këshillojnë që personat e ndjeshëm të ndjekin me kujdes raportet mbi polenin dhe të marrin masa mbrojtëse, si mbajtja e dritareve të mbyllura dhe përdorimi i medikamenteve kundër alergjisë.
Written by: admin
Post comments (0)