Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve po ushtron presion të fortë mbi Riksbanken për të rishikuar politikën monetare dhe për të rritur normën e interesit. Vetëm gjatë muajit shkurt, çmimet e ushqimeve u rritën me afro 4%, duke arritur nivelin më të lartë në mbi një vit.
Nils Åkesson nga Dagens Industri (DI) e cilëson këtë rritje të papritur si një kërcënim serioz për stabilitetin ekonomik, duke e konsideruar çmimin e ushqimeve si “fajtorin kryesor” pas dramës së inflacionit. Sipas tij, konkurrenca e dobët në tregun e ushqimeve është pengesa kryesore që ndalon lehtësimin e normave të interesit, të cilat mund të ndihmojnë në rigjallërimin e ekonomisë.
Nga ana tjetër, Johan Carlström i Svenska Dagbladet (SvD) vëren se konsumatorët po përballen jo vetëm me çmime më të larta të ushqimeve, por edhe me rritje të ndjeshme në çmimet e energjisë elektrike, rrobave dhe udhëtimeve. Kjo panoramë e zymtë e ekonomisë e bën atë të besojë se Riksbanken do të detyrohet të ndryshojë kurs dhe të rrisë normën e interesit gjatë javës së ardhshme.
Në mbështetje të kësaj hipoteze vjen dhe veprimi i djeshëm i bankës shtetërore SBAB, e cila tashmë ka rritur normat e interesit për kreditë e banesave.
Pyetja që shtrohet tani është: A do të ndjekë Riksbanken të njëjtën rrugë dhe të rrisë normën e interesit për të frenuar inflacionin në rritje?
Në pritje të vendimit, ekonomistët dhe qytetarët janë me sytë nga Riksbanken.
Written by: admin
Post comments (0)