Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bojkoti i paralajmëruar kundër çmimeve të larta të ushqimeve po fiton përkrahës në të gjithë vendin, por ndikimi i tij pritet të jetë minimal. Kjo është analiza e Mathias Cöster, docent i teknikës industriale në Universitetin e Uppsala-s, i cili thekson se një bojkot i tillë kërkon më shumë kohë për të pasur efekt.
Në një intervistë për gazetën Upsala Nya Tidning (UNT), Cöster theksoi se ndikimi i bojkotit të planifikuar për javën e 12-të do të jetë i kufizuar nëse nuk zgjatet për një periudhë më të gjatë.
– “Dyqanet nuk do të mbyllen për një javë. Kërkohet kohë më e gjatë që një bojkot të japë rezultatet e dëshiruara,” deklaroi ai për UNT.
Kërkon dialog në nivel lokal
Sipas Cöster, problemi kryesor me bojkotin është se ai është shumë i përgjithshëm. Ai sugjeron një qasje më efektive – të bisedohet drejtpërdrejt me shitësit në nivel lokal.
– “Nëse nuk ke klientë, nuk ke biznes,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e ndërveprimit me dyqanet lokale për të krijuar presion real për uljen e çmimeve.
Ndërsa iniciativa për bojkot vazhdon të përhapet, ekspertët paralajmërojnë se efektiviteti i saj do të varet nga zbatimi dhe kohezioni i saj në nivel kombëtar.
Written by: admin
Post comments (0)