Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe pse faqja zyrtare e Skatteverket njofton se deklarimi i të ardhurave për vitin 2024 nis më 18 mars, disa qytetarë kanë arritur ta kryejnë këtë proces një ditë më herët.
Disa lexues të Aftonbladet kanë raportuar se kanë arritur të deklarojnë që sot, më 17 mars, dhe tashmë Skatteverket e ka konfirmuar lajmin.
“Po, ne zakonisht e testojmë sistemin një ditë më parë. Nëse dikush hyn gjatë kësaj periudhe testimi, atëherë ka mundësi të deklarojë,” – thotë Christina Lindqvist, zëdhënëse për shtyp e Skatteverket.
Ajo thekson se të gjitha deklaratat e dorëzuara gjatë kësaj periudhe testimi janë të vlefshme.
“Nëse dikush arrin të kalojë dhe merr një konfirmim, atëherë deklarimi konsiderohet i plotësuar,” – shton Lindqvist.
Nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, pasi sistemi testues i Skatteverket shpesh aktivizohet një ditë më parë për të siguruar funksionimin korrekt të tij. Megjithatë, për ata që duan të shmangin radhët dhe të mbyllin procesin sa më parë, ky ka qenë një lajm i mirëpritur.
Written by: admin
Post comments (0)