Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një debat i ashpër për çmimet e larta të ushqimeve ka shpërthyer në Suedi, ndërsa udhëheqësja e Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar, kërkon vendosjen e një “takse mbi fitimet e tepërta” nëse kompanitë e mëdha nuk i ulin çmimet.
Propozimi i saj erdhi gjatë një debati në Aktuellt të SVT, ku Dadgostar kritikoi ashpër gjigantët e industrisë ushqimore për përfitime të tepërta në dëm të fermerëve dhe konsumatorëve.
– “Është e rëndësishme të ketë konkurrencë. Kompanitë e mëdha po ‘gllabërojnë’ fermerët dhe klientët e tyre,” deklaroi ajo, duke shprehur shqetësimin edhe për situatën e prodhuesve.
Ministri i Zhvillimit Rural refuzon propozimin
Por ministri i Zhvillimit Rural, Peter Kullgren (KD), e hodhi poshtë idenë e Dadgostar-it, duke argumentuar se një taksë e tillë do të dëmtonte më shumë se sa do të ndihmonte.
– “Mendoj se kemi parë mjaft nga politika e radhëve për bukë nëpër botë ndër vite. Nuk është absolutisht asgjë që dua të shoh,” tha Kullgren. Ai shtoi se zgjidhja është të bëhet prodhimi më i lirë për prodhuesit dhe se presioni ndaj kompanive nuk e forcon shoqërinë.
Sipas Kullgren, një bojkot ose taksë e re mund të ketë efektin e kundërt nga ai që kërkohet dhe të përkeqësojë situatën për prodhuesit dhe konsumatorët.
Debati pritet të ashpërsohet edhe më shumë kur qeveria të takohet të enjten me aktorët kryesorë të zinxhirit ushqimor.
Written by: admin
Post comments (0)