Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës

todayMarch 18, 2025 12

Background
share close

Për të tretën ditë radhazi, çmimet e naftës janë në rritje, ndërsa tensionet e rinovuara në Lindjen e Mesme po nxisin shqetësime globale mbi stabilitetin e tregut të energjisë. Sipas raportimeve të Bloomberg, frika për një ofertë të tepërt globale është lënë mënjanë për shkak të konflikteve të fundit në rajon.

Gjatë mëngjesit, çmimi i naftës amerikane WTI dhe ai i naftës Brent janë rritur me 0,6 deri në 0,8%, duke u tregtuar përkatësisht rreth 68 dhe 71 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimeve ndodhi pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit kundër Gazës gjatë natës, një veprim që duket se ka shkatërruar armëpushimin dy mujor me Hamasin. Analistët paralajmërojnë se përshkallëzimi i situatës mund të ketë pasoja të mëtejshme për tregjet globale të energjisë.

Pavarësisht kësaj rritjeje të fundit, nafta Brent pritet të mbyllë tremujorin e parë të vitit në rënie për shkak të faktorëve të shumtë negativë, përfshirë një luftë tregtare në përshkallëzim dhe ofertën në rritje nga OPEC.

Që nga fillimi i vitit, çmimi i naftës WTI ka rënë me 5,5%, ndërsa ai i naftës Brent ka pësuar një rënie prej 4,5%. Ekspertët vlerësojnë se tensionet gjeopolitike do të vazhdojnë të ndikojnë fuqishëm në tregjet e naftës për muajt në vijim.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%