Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një bisedë telefonike e gjatë midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka përfunduar pas më shumë se 90 minutash, raportoi NBC News. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë është diskutuar gjatë bisedës, ndërsa detajet priten të publikohen në vijim.
Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, telefonata filloi në orën 15:00 me orën lokale të Suedisë, një orë më vonë sesa ishte parashikuar nga Kremlini.
Ndërkohë, në orën 14:00, presidenti rus Vladimir Putin ishte duke mbajtur një fjalim përpara oligarkëve. Kur u pyet nëse nuk ishte me vonesë për telefonatën, Putin e kaloi pyetjen me një batutë, duke thënë se njerëzit nuk duhet të dëgjojnë gjithmonë zëdhënësit e tij.
Lajmin e këtij incidenti e bëri publik korrespondenti i Financial Times në Moskë, Max Seddon, përmes një postimi në platformën X.
Përditësime të mëtejshme mbi këtë bisedë priten në orët në vijim.
Written by: admin
Post comments (0)