Lajme

Rregulla të reja në BE: 17-vjeçarët do të mund të marrin patentë

todayMarch 29, 2025 203

Background
share close

Bashkimi Europian po përgatit rregulla të reja për patentat e makinave, të cilat do të sjellin ndryshime të mëdha në Suedi dhe vendet e tjera anëtare.

Një nga ndryshimet më të mëdha është ulja e moshës për marrjen e patentës nga 18 në 17 vjeç. Megjithatë, të rinjtë do të duhet të ngasin makinën vetëm në prani të një shoqëruesi mbi 24 vjeç, i cili ka pasur patentë për të paktën pesë vjet.

Një tjetër ndryshim është futja e një patente të re për 15-vjeçarët, e quajtur B1. Kjo patentë do t’u lejojë atyre të ngasin makina me shpejtësi të kufizuar deri në 45 km/h dhe me peshë maksimale 2,500 kg.

Ndryshime të tjera

Sipas Agjencisë Suedeze të Transportit (Transportstyrelsen), rregullat e reja përfshijnë edhe:

• Patentë dixhitale: BE do të prezantojë një patentë dixhitale, e cila do të mund të ruhet në telefon si një dokument elektronik.

• Makinat më të rënda me patentë B: Shoferët që kanë pasur patentë për të paktën dy vjet do të mund të ngasin makina deri në 4,250 kg, nëse ato përdorin karburante alternative. Do të lejohet edhe tërheqja e një rimorkio deri në 750 kg.

• Lehtësime për patentën automatike: Aktualisht, ata që marrin patentë me makinë automatike nuk mund të ngasin makina me marshe manuale. Me rregullat e reja, ky kufizim mund të hiqet pas një kursi të shkurtër trajtimi.

Rregullat e reja pritet të miratohen deri në vitin 2028 dhe të hyjnë në fuqi në 2029.

Burimi: Expressen

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%