Lajme

Suedia s’ka më dobi nga krona dhe mund të kalojë në euro, Norvegjia në të njëjtat hapa.

todayApril 6, 2025 150

Background
share close

Suedia po mendon seriozisht të braktisë monedhën e saj kombëtare, kronën, dhe të kalojë në euro gjatë vitit 2025. Kjo ide u hodh fillimisht nga ish-sekretari i shtetit PM Nilsson dhe tani po përkrahet edhe nga ekonomistë në Norvegji.

Kryeekonomisti i grupit norvegjez Eika, Jan Ludvig Andreassen, thotë se suedezët e kanë kuptuar se krona nuk u sjell më përfitime dhe se është më mirë të përdorin euron.

Sipas tij, Suedia dëshiron të jetë më e përfshirë në vendimet që merren nga Bashkimi Evropian për ekonominë dhe normat e interesit. Danimarka ka zgjedhur të qëndrojë jashtë euros, por Suedia duket se ka një qasje ndryshe.

Andreassen thotë se nëse Suedia kalon në euro, atëherë edhe Norvegjia mund të jetë e detyruar ta ndjekë shembullin.

“Kur Suedia të bëjë hapin, Norvegjia do të vijë pas,” tha ai për faqen ekonomike norvegjeze Børsen.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%