Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Finlanda po planifikon të ndryshojë sistemin e saj të ndihmës sociale dhe po merr shembull nga Suedia. Qëllimi është ta bëjë më të rreptë dhënien e kësaj ndihme.
Në Suedi, një person që merr ndihmë sociale nuk lejohet të ketë kursime apo të ardhura të tjera. Në disa komuna, duhet të aplikosh për 30 vende pune në muaj që të mos ta humbasësh ndihmën. Në Finlandë, deri tani ka mjaftuar të aplikosh për katër punë në muaj. Atje, ndihma mund të vazhdojë edhe nëse ke një punë të përkohshme.
Partitë e djathta në Finlandë e shohin modelin suedez si një shembull të mirë. Por kritikët thonë se rregullat e reja mund të shkelin të drejtat e njeriut sipas Kombeve të Bashkuara.
Në Suedi, 2.5% e popullsisë merr ndihmë sociale. Në Finlandë, përqindja është më e lartë – 7%.
Written by: admin
Post comments (0)