Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak. Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzew Łódź, duke realizuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit. Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni.

Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët:  Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

Burimi : FSHF