Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka vendosur të rrisë shpërblimin për qytetarët që dorëzojnë makinën e tyre të vjetër me naftë ose benzinë dhe blejnë një makinë elektrike. Deri tani, shpërblimi ka qenë 10,000 krona, por për shkak se shumë pak njerëz e kanë përdorur këtë mundësi, ai do të rritet në 25,000 krona.
Ministrja e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, thotë se shpresojnë që më shumë njerëz të përfitojnë nga kjo ndihmë dhe të kalojnë në makina më të pastra për mjedisin.
Që nga gushti i vitit të kaluar, vetëm 412 persona kanë marrë këtë shpërblim. Për ta përfituar, duhet të blesh ose marrësh me qira një makinë elektrike dhe të çosh për skrap një makinë të vjetër, të paktën 10-vjeçare dhe me nivel ndotjeje Euro5.
Written by: admin
Post comments (0)