Lajme

Shitja e alkoolit në ferma (Kantina) me rregulla të rrepta.

todayApril 20, 2025 18

Background
share close

Qeveria suedeze ka prezantuar një ligj të ri që lejon prodhuesit e verës dhe pijeve alkoolike të shesin direkt nga fermat e tyre. Kjo është quajtur si një hap drejt më shumë lirie për bizneset e vogla. Por rregullat e vendosura mund ta bëjnë procesin të ngadalshëm dhe të vështirë.

Për të marrë leje për këtë lloj shitjeje, prodhuesit duhet të kalojnë një provim që po përgatitet nga Autoriteti i Shëndetit Publik.

Gjithashtu, blerësit duhet të qëndrojnë në fermë për të paktën 45 minuta, ku 30 minuta duhet të jenë pjesë e një aktiviteti edukues rreth prodhimit dhe konsumit të alkoolit.

Përveç kësaj, vizita duhet të fillojë me informim të detyrueshëm, me gojë dhe me shkrim, për rreziqet e konsumit të alkoolit.

Peter Schölander, kryetar bashkie në Höganäs, është kritik ndaj rregullave:

“Kjo mund të bëhet shumë e ndërlikuar dhe të marre shumë kohë,” thotë ai.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%