Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjuha suedeze nuk do të dëgjohet më në avionët e Finnair, vendimi po shihet si mungesë respekti ndaj gjuhës zyrtare të dytë të Finlandës.
Kompania ajrore finlandeze Finnair ka vendosur që të mos përdorë më gjuhën suedeze në njoftimet që bëhen në avion gjatë fluturimeve. Vendimi ka hyrë në fuqi në fillim të prillit dhe ka zemëruar shumë njerëz në Finlandë.
Sipas kompanisë, vendimi u mor pas një ankete ku pasagjerët janë shprehur se ka shumë njoftime dhe se janë të gjata. Tani, njoftimet do të bëhen vetëm në finlandisht dhe anglisht, jo më edhe në suedezisht.
Zëdhënësja e Finnair, Mia Eloranta, tha:
“Pasagjerët kanë kërkuar më pak gjuhë në përdorim gjatë njoftimeve. Shumë mendojnë se përsëritjet janë të panevojshme.”
Por ky vendim ka shkaktuar kritika të forta, sidomos nga ata që flasin suedezisht në Finlandë, që është një nga dy gjuhët zyrtare të vendit.
“Vendim i keq” Reagime nga qytetarët dhe punonjësit
Shumë lexues i kanë shkruar gazetës Hufvudstadsbladet për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Disa thonë se nuk do të fluturojnë më me Finnair.
Një lexues shkroi: “Finnair po ndihmon në zhdukjen e gjuhës suedeze.”
Edhe disa punonjës të kompanisë janë të pakënaqur, por thonë se nuk mund të bëjnë gjë.
Një stjuardesë tha për gazetën: “Do të doja të përdorja suedishten, por s’mundem. Duhet të ndjekim rregullat.”
Politikanët kërkojnë sqarime nga Finnair
Folktinget, një institucion që mbron të drejtat e qytetarëve suedezë në Finlandë, ka reaguar fort.
“Njoftimet gjatë fluturimit janë të rëndësishme dhe duhen bërë edhe në suedeze. Kjo është edhe çështje sigurie,” tha Henrik Wickström, kryetar i Folktinget.
Edhe ministri për çështjet e pronës shtetërore, Joakim Strand, ka kërkuar takim me drejtuesit e Finnair. Ai u shprehë:
“Kur ofron shërbim në disa gjuhë, tregon respekt jo vetëm për qytetarët, por edhe për vizitorët dhe investitorët e huaj.”
Written by: admin
Post comments (0)