Lajme

Skandal i madh me kontrata të zeza qiraje në Suedi. 140 raste të dyshuara.

todayMay 7, 2025 44

Background
share close

Një rast i rëndë mashtrimi me kontrata qiraje është zbuluar në Suedi. Një burrë nga Stokholmi, rreth të 30-ave, dyshohet se ka shitur deri në 140 kontrata banesash në mënyrë të paligjshme.

Burri ka punuar më parë për kompaninë e njohur të pasurive të paluajtshme Newsec. Ai u arrestua në mars dhe aktualisht ndodhet në burg, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Ai akuzohet për mashtrim  dhe për keqpërdorim të pozitës së tij në punë.

Sipas gazetës Hem & Hyra, nëse numri i kontratave të shitur është i saktë, ky do të jetë skandali më i madh i kontratave të qirasë në të zezë,  në historinë e drejtësisë suedeze.

Kompania Newsec ka bërë kallëzim penal dhe ka thënë se e merr këtë çështje shumë seriozisht. “Po bashkëpunojmë plotësisht me policinë,” tha Elin Edelström, zëdhënëse e kompanisë.

Prokurori nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shkak të hetimit që është ende i hapur.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%