Lajme

Norvegjia do të ndalojë lulen syren

todayMay 12, 2025 38

Background
share close

Autoritetet në Norvegji duan të ndalojnë mbjelljen dhe shitjen e lules syren, pasi ajo quhet një bimë e huaj që po dëmton natyrën dhe po zë vendin e bimëve vendase. Kjo është raportuar nga gazeta Aftenposten.

Syreni ka qenë i pranishëm në Norvegji që nga viti 1700, por tani mund të largohet përfundimisht.

Edhe në Suedi syreni cilësohet si bimë invazive, por nuk pritet ndonjë ndalim. Eksperti Mora Aronsson nga Universiteti Bujqësor i Suedisë thotë për Aftonbladet se në Suedi ka shumë syren dhe ndalimi nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh.

Për më tepër, Suedia duhet të ndjekë rregullat e BE-së, ndryshe nga Norvegjia që mund të veprojë më lirshëm.

“Do të ishte shumë e shtrenjtë për ta hequr dhe nuk do të sillte ndonjë përfitim të madh,” tha Aronsson.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%