Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Për herë të parë, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka vendosur të thërrasë në një takim kompanitë më të mëdha ushqimore të vendit, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të produkteve ushqimore.
Takimi do të zhvillohet javën e ardhshme dhe në të do të marrin pjesë kompani si Coop dhe Orkla. Kryeministri ka theksuar se qeveria nuk mund të qëndrojë duarkryq, ndërsa qytetarët përballen me çmime gjithnjë e më të larta në dyqane.
“Duam të kuptojmë pse po ndodh kjo rritje dhe të marrim përgjigje të qarta,” tha Støre për mediat norvegjeze.
Qëllimi i takimit është të rritet transparenca dhe të kërkohet përgjegjësi nga kompanitë për situatën e çmimeve që po vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve.
Burimi: VG
Written by: admin
Post comments (0)