Lajme

Qeveria suedeze planifikon të ulë taksën e energjisë elektrike në vitin 2026

todayMay 19, 2025 11

Background
share close

Qeveria e Suedisë ka propozuar një ulje të taksës së energjisë elektrike, e cila mund të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Sipas planit, taksa do të ulet nga 43,9 öre për kilovat/orë, sa është sot, në 41,1 öre/kWh.

Ky është vetëm një propozim paraprak dhe ende nuk është vendosur nëse do të zbatohet apo jo. Qeveria thotë se gjithçka varet nga gjendja ekonomike e vendit dhe nëse do të ketë para të mjaftueshme në buxhet për ta bërë ndryshimin.

Edhe vitin e kaluar, qeveria kishte premtuar që do të ngrinte taksën e energjisë për vitin 2025, por kjo nuk ndodhi.

Pra, mbetet për t’u parë nëse ulja e re do të ndodhë apo jo.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%