Lajme

Zinxhirë të mëdhenj dyqanesh rrezikojnë gjoba për mashtrime me çmimet gjatë Black Friday

todayMay 19, 2025 20

Background
share close

Autoriteti suedez për mbrojtjen e konsumatorëve ka gjetur se disa dyqane të mëdha kanë mashtruar klientët gjatë Black Friday.

Mes tyre janë dyqanet Åhléns, Stadium dhe Nakd, të cilët tani mund të marrin gjoba të mëdha, deri në 22 milionë krona.

Këto dyqane kanë treguar ulje çmimesh duke marrë si bazë çmime më të larta se ato që kanë pasur në të vërtetë. Për shembull, një xhaketë u reklamua si 22% më e lirë, edhe pse kishte qenë shitur më lirë pak më parë.

Autoriteti tha se këto kompani kanë bërë gabime edhe më parë dhe tani do të marrin masa më të rrepta për këtë sjellje.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%