Lajme

LO: Suedia mund të shkurtojë javën e punës në 35 orë

todayMay 27, 2025 50

Background
share close

Organizata më e madhe sindikale në Suedi, LO, propozon që java e punës të shkurtohet nga 40 orë në 35 orë. Sipas një raporti të ri, kjo do të kushtonte shtetit mes 100 dhe 180 miliardë korona, por LO thotë se Suedia ka mundësi ta përballojë këtë shpenzim.

“Është koha që të gjithë punëtorët në Suedi të punojnë më pak. Ne e kemi mundësinë për këtë, tha kryetari i LO”, Johan Lindholm.

Por jo të gjithë janë dakord me këtë propozim. Shoqata e industrisë Teknikföretagen është kritike dhe paralajmëron për pasoja negative.

“Nëse orët e punës shkurtohen pa ulje page, shumë kompani mund të largohen nga Suedia. Ne nuk besojmë se qytetarët mendojnë se vendi ka mundësi ta bëjë këtë”, tha Tomas Undin, përgjegjës për negociatat në shoqatën e punëdhënësve.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%