Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një hetim i ri në Suedi ka zbuluar se shumica e mjaltit të importuar që shitet në dyqanet ushqimore nuk është fare mjaltë i vërtetë.
Bletarët suedezë, me ndihmën e një metode të re për testimin e ADN-së, kontrolluan 40 lloje të ndryshme mjalti. Vetëm katër prej tyre ishin mjaltë natyral, i prodhuar në Suedi. Pjesa tjetër, 36 kavanozë, përmbanin kryesisht sheqer dhe lëndë të tjera artificiale.
“Kemi dyshuar prej kohësh për këtë mashtrim, por tani u konfirmua se situata është shumë më e rëndë nga sa mendonim,” tha Yngve Kihlberg, kryetar i Shoqatës së Bletarëve në Suedi.
Sipas bletarëve, mjalti i rremë vjen kryesisht nga Kina, ku prodhuesit kanë mësuar si ta mashtrojnë sistemin e kontrollit. Ata përziejnë sheqer dhe shurup në vend të mjaltit natyral, por e bëjnë në mënyrë të tillë që testet e zakonshme nuk e zbulojnë dot mashtrimin.
Bletarët suedezë kërkojnë tani që autoritetet të marrin masa më të rrepta për kontrollin e produkteve të importuara dhe të mbrojnë konsumatorët nga produktet e falsifikuara.
Written by: admin
Post comments (0)