Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të kesh kondicion të mirë fizik nuk do të thotë gjithmonë se do të jetosh më gjatë. Kjo është ajo që del nga një studim i ri i bërë nga studiues në Universitetin e Uppsalës.
Ata kanë analizuar të dhëna të rekrutimit ushtarak nga viti 1972 deri në 1995 dhe i kanë krahasuar me të dhënat nga regjistri i vdekjeve në Suedi. Studimi tregoi se personat me kondicion të mirë kishin më pak gjasa të vdisnin nga kanceri ose sëmundje të zemrës. Por studiuesit vunë re se ata kishin edhe më pak gjasa të vdisnin në aksidente trafiku apo të vriteshin, gjë që nuk lidhet drejtpërdrejt me shëndetin fizik.
Kjo do të thotë se ndoshta ka faktorë të tjerë, si stili i jetës ose rrethanat sociale, që ndikojnë në jetëgjatësinë e një personi.
Tommy Lundberg, studiues në Institutin Karolinska, i cili nuk ka marrë pjesë në studim, pajtohet me përfundimin.
“Shumë njerëz kanë menduar se kondicioni i mirë është arsyeja kryesore për jetë të gjatë, por këto janë vetëm vëzhgime, jo prova të sigurta. Kjo më ka shqetësuar prej kohësh”, tha ai për gazetën Dagens Nyheter.
Studiuesit kërkojnë që të jemi më të kujdesshëm kur flasim për përfitimet e kondicionit, pasi ato mund të jenë të mbivlerësuara.
Written by: admin
Post comments (0)