Lajme

Magdalena Andersson rizgjidhet lidere e Socialdemokratëve. Synon të bëhet sërish kryeministre

todayMay 29, 2025 35

Background
share close

Magdalena Andersson është rizgjedhur si kryetare e Partisë Socialdemokrate gjatë kongresit të mbajtur në qytetin Goteborg. Në fjalimin e saj, ajo falënderoi delegatët për besimin dhe tha se me këtë mbështetje kërkon sërish të bëhet kryeministre e Suedisë.

“Faleminderit për mandatin. Me këtë përkrahje, unë dua të marr besimin e popullit për të udhëhequr Suedinë si kryeministre”, tha Andersson.

Ajo theksoi se situata në botë është më e pasigurt se më parë dhe se kjo kërkon politika të forta dhe të qarta. Andersson prezantoi tre qëllime kryesore që do të ndjekë nëse partia e saj fiton zgjedhjet:

  1. Të forcohet siguria e Suedisë, brenda dhe jashtë vendit.
  2. Të rritet bashkimi dhe mirëkuptimi në shoqëri.
  3. Të përmirësohet ekonomia, në mënyrë që të gjithë ta ndiejnë ndryshimin në jetën e përditshme.

“Kjo do të ndjehet në xhepat tuaj dhe në jetën tuaj të përditshme”, tha ajo.

Magdalena Andersson u bë lidere e partisë në vitin 2021 dhe u zgjodh kryeministre. Ajo dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2022, por tani shpreson të rikthehet në postin më të lartë të qeverisë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%