Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Konsumatorët mashtrohen nga “krympflation”, më pak produkt, por më shumë për të paguar
Për shumë produkte në treg, paketimet janë bërë më të vogla, por çmimet vazhdojnë të qëndrojnë të larta, madje ndonjëherë edhe rriten. Kjo është ajo që quhet “krympflation”, dhe për këtë po paralajmëron drejtori i Matpriskollen, Ulf Mazur.
Sipas tij, ky fenomen po ndodh me shumë produkte të përditshme si çokollatat, buka, orizi, zbutësi i rrobave, çamçakëzat dhe pelenat. Për shembull, një pako çamçakëz tani ka vetëm 21 copë, ndërsa më parë kishte 25. Edhe pelenat janë pakësuar nga 34 në 27 copë për pako.
“Është normale që firmat të bëjnë paketimet më të vogla, por problemi është se çmimi për njësi ose për kilogram rritet”, thotë Mazur për televizionin TV4.
Ai shton se kjo ndodh në shumë dyqane dhe me shumë lloje produktesh, prandaj është e vështirë për konsumatorët ta kuptojnë që po marrin më pak për të njëjtin çmim, ose edhe më shumë.
Këshillë për konsumatorët: Kontrolloni gjithmonë sasinë dhe çmimin për kilogram apo për copë, jo vetëm çmimin e përgjithshëm të paketimit.
Written by: admin
Post comments (0)