Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët danezë kanë vetëm edhe një ditë kohë për të përdorur ose depozituar kartëmonedhën prej 1000 kronash, pasi nga nesër (e diel) ajo nuk do të pranohet më.
Banka Kombëtare e Danimarkës vendosi që ta heqë kartëmonedhën me vlerën më të lartë nga qarkullimi, sepse ajo nuk përdorej më shpesh në jetën e përditshme. Që nga fundi i vitit të kaluar, kur u bë njoftimi, mbi 19 milionë kartëmonedha janë kthyer në bankë.
Megjithatë, edhe pse afati përfundon nesër, ende ndodhen në qarkullim kartëmonedha me vlerë rreth 1,7 miliardë kronash.
Sipas Niels Kaas, shef i arkës në Bankën Kombëtare, është normale që jo të gjitha kartëmonedhat do të kthehen. “Disa janë humbur, disa janë dëmtuar, kjo ndodh me kalimin e kohës,” u shpreh ai.
Written by: admin
Post comments (0)