Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tani e tutje, mësuesit dhe punonjësit në shkollat dhe kopshtet e komunës Kungsbacka nuk do të lejohen të përdorin snus gjatë orarit të punës. Vendimi është marrë nga politikanët lokalë, të cilët besojnë se përdorimi i nikotinës nga të rriturit mund të ndikojë negativisht te fëmijët dhe t’i shtyjë drejt sjelljeve jo të përshtatshme në të ardhmen.
“Snusi mund të jetë një hyrje drejt sjelljes që thyen rregullat”, thonë ata.
Ky vendim ka shkaktuar reagime mes mësuesve. Ronnie Ripgården, mësues dhe përfaqësues i sindikatës së mësuesve në Kungsbacka, thotë se nuk është e qartë pse është marrë ky vendim kaq i ashpër.
“Ne e kuptojmë që nuk është mirë të përdorësh snus përpara nxënësve, por tani ndalohet edhe kur jemi vetëm në zyrë”, tha ai.
Emanuel Forsell, politikan nga partia Moderaterna dhe përgjegjës për shkollat në komunë, e pranon se vendimi mund të duket i rreptë, por thekson se është marrë për të mirën e fëmijëve.
Written by: admin
Post comments (0)