Lajme

Mediat Suedeze: Panik në Shqipëri. Turistët shtohen me shpejtësi, suedezët hezitojnë të vizitojnë

todayJune 6, 2025 107

Background
share close

Shqipëria po përjeton një bum turistik si asnjëherë më parë. Më shumë se 30 milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë vendin deri në vitin 2030, duke e kthyer atë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Por ndërsa numri i vizitorëve rritet me shpejtësi, shqetësimet po shtohen. Shumë shqiptarë dhe ekspertë vendas paralajmërojnë se vendi nuk është i përgatitur për të përballuar këtë fluks.

Rritje e madhe, por pa kontroll

Në vitin 2015, Shqipërinë e vizitonin rreth 3 milionë turistë. Në vitin 2019, numri shkoi në 6 milionë dhe vetëm dy vite më parë arriti në 10 milionë.

Kjo rritje ka qenë shumë e shpejtë dhe e paplanifikuar, sipas mediave britanike.

Gazetari lokal Useli Didani, në një intervistë për The Telegraph, tregon se në qytete si Saranda, janë ndërtuar godina pa plan dhe se ka raste të ndotjes së detit për shkak të hedhjes së mbetjeve të ndërtimit.

Çmimet po rriten, banorët po largohen

Rritja e turizmit ka bërë që çmimet e banesave dhe shërbimeve të rriten shumë në zonat turistike.

Shumë vendas nuk kanë më mundësi të jetojnë në qytete bregdetare, ngjashëm me atë që ka ndodhur në vende si Mallorca apo ishujt Kanaria.

Një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendje është investimi i Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai po ndërton një hotel luksoz në ishullin Sazan, me vlerë 1.4 miliardë dollarë.

Suedezët hezitojnë ta vizitojnë Shqipërinë

Edhe pse Shqipëria ka fituar popullaritet në vitet e fundit, shumë turistë nga Suedia nuk e zgjedhin më për pushime.

Sipas agjencisë Ticket, Shqipëria është në vendin e pestë në listën e vendeve që suedezët nuk duan të vizitojnë këtë verë.

Në vend të saj, ata preferojnë destinacione më të njohura si Spanja, Greqia, Italia dhe gjithnjë e më shumë Japonia.

“Japonia është bërë shumë popullore këtë vit. Vetëm që nga janari, rezervimet drejt Japonisë janë rritur me 66% krahasuar me vitin e kaluar”, tha Tiyoneh Jah, zëdhënëse për agjencinë Ticket.

Shqipëria është kthyer në një yll të ri turistik, por rritja e shpejtë sjell rreziqe të mëdha. Tani është koha për planifikim të kujdesshëm, në mënyrë që turizmi të sjellë të mira për vendin dhe jo probleme.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%