Lajme

Sahlgrenska do të ndërtojë urgjencë të re, investim prej mbi 6 miliardë SEK.

todayJune 9, 2025 15

Background
share close

Pas shumë vitesh planifikim, më në fund është miratuar ndërtimi i urgjencës së re në spitalin Sahlgrenska në Göteborg. Ky është një nga investimet më të mëdha që është bërë ndonjëherë në kujdesin shëndetësor në rajon.

Me një buxhet prej mbi 5 miliardë korona suedeze do të ndërtohet një akutmottagning (urgjencë) e re, një repart i ri për kujdes intensiv dhe një pistë për helikopterë. Përveç kësaj, afër një miliard korona të tjera do të shpenzohen për pajisje moderne.

“Kjo është një shumë shumë e madhe parash publike, dhe prandaj është e rëndësishme që procesi ka marrë kohë për t’u planifikuar mirë”, tha Helén Eliasson, kryetare e këshillit rajonal.

Pritet që puna e projektimit të nisë këtë vjeshtë, dhe ndërtimi të fillojë në vitin 2028.

Burimi: GP

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%