Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze po vendos rregulla të reja për mënyrën se si influencerët bëjnë reklama në internet. Autoriteti i Konsumatorëve (Konsumentverket) ka marrë detyrë që të përgatisë udhëzime të qarta, që influencerët të tregojnë saktë kur po bëjnë reklamë për ndonjë produkt.
Ministri i Çështjeve Civile, Erik Slottner, tha se shumë herë nuk kuptohet lehtë se kur një video apo postim në rrjetet sociale është reklamë. Ky është një problem sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët mund të mashtrohen pa e kuptuar.
“Influencerët krijojnë një lloj miqësie të rreme me ndjekësit e tyre të rinj”, vetëm për t’u shitur produkte, tha ministri.
Rregullat e reja nuk do të vlejnë vetëm për influencerët, por edhe për kompanitë që punojnë me ta. Qëllimi është që reklamat të jenë të qarta dhe të ndershme për të gjithë.
Written by: admin
Post comments (0)