Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia suedeze ka njoftuar se ndalimi i çantave në ngjarjet e mëdha publike është hequr që nga dita e sotme. Kjo do të thotë se rregulli i mëparshëm, që ndalonte marrjen e çantave në stadiume, koncerte apo aktivitete të tjera të mëdha, nuk është më në fuqi.
Megjithatë, në disa ngjarje ku leja është dhënë më herët me kushtin për ndalim të çantave, ky rregull do të vazhdojë të vlejë. Organizatorët e tillë mund të kontaktojnë policinë për të ndryshuar lejen, nëse duan të lejojnë çantat.
“Ne do të bëjmë gjithçka që kalimi nga rregulli i vjetër në atë të ri të jetë sa më i lehtë për të gjithë,” tha Johan Olsson, një nga drejtuesit e policisë.
Vendimi pritet të ndikojë shumë ngjarje gjatë verës, duke e bërë më të lehtë për pjesëmarrësit të marrin me vete çanta.
Written by: admin
Post comments (0)