Lajme

Kujdes nëpër liqene: Fëmijët mund të mbyten për vetëm 20 sekonda.

todayJune 14, 2025 34

Background
share close

Një mbytje në ujë mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa shumica e njerëzve mendojnë. Sipas një studimi të ri, duhen vetëm 20 sekonda që një fëmijë të mbytet.

Shumë prindër besojnë se mbytja ndodh përbrenda një minute, por ekspertja e sigurisë në ujë, Eva Schüler, thotë se rreziku është më i madh dhe më i shpejtë.

“Mbytja ndodh në heshtje dhe pa panik. Nuk është si në filma”, thotë ajo.

Studimi tregon se shumica e prindërve besojnë se i mbikëqyrin mirë fëmijët e tyre, por më shumë se gjysma pranojnë se ndonjëherë u është larguar vëmendja. Shumë qëndrojnë në breg apo në skaj të urës kur fëmijët lahen, por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Fëmijët e vegjël nuk duhet të jenë më larg se një gjatësi krahu nga një i rritur”, thekson Eva Schüler.

Ajo shton se është e rëndësishme të flasim me njëri-tjetrin për rrezikun e mbytjes, edhe nëse mund të ndihemi keq për ta përmendur.

“Edhe një kujtesë e thjeshtë mund të shpëtojë jetë”, thotë ajo.

Burimi: Expressen

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%