Lajme

Këshilli i Evropës kritik ndaj politikave të reja në Suedi: “Rrezik për diskriminim racor”

todayJune 17, 2025 461 1

Background
share close

Disa nga planet në marrëveshjen politike të quajtur Tidö kanë shkaktuar shqetësim te Këshilli i Evropës. Sipas një raporti të ri, disa masa mund të rrisin diskriminimin dhe ndjenjën e përjashtimit tek emigrantët në Suedi.

Komisioni kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), i cili ndjek situatën në të gjitha vendet anëtare, thotë se krijimi i të ashtuquajturave “zona sigurie” mund të çojë në profilizim racor, pra që njerëzit të ndalohen nga policia vetëm për shkak të pamjes së tyre apo prejardhjes.

Raporti kërkon që Suedia të ketë rregulla më të qarta për punën e policisë dhe që politikanët të flasin hapur kundër racizmit dhe homofobisë.

Megjithatë, raporti përmend edhe disa hapa pozitivë, si krijimi i një muzeu për Holokaustin, rregulla të reja për hetimin e krimeve të urrejtjes dhe përpjekjet për të përfshirë më shumë fëmijë me prejardhje të huaj në çerdhe.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%