Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Situatë e pazakontë në Suedi: një në katër bankomate nuk funksionon aktualisht. Kjo është bërë e ditur nga kompania Bankomat, e cila është përgjegjëse për pajisjet që shpërndajnë para të gatshme.
Sipas kompanisë, problemi lidhet me vështirësi që kanë dalë pasi ata morën përsipër dërgimin e parave tek bankomatet. Këto “sfida të fillimit”, siç i quajnë ata, kanë shkaktuar vonesa dhe mungesë parash në shumë zona të vendit.
“Fatkeqësisht, situata mund të bëhet edhe më e keqe para se të përmirësohet,” njofton Bankomat në faqen e saj zyrtare, duke kërkuar ndjesë për shqetësimet që po përjetojnë qytetarët.
Ndërkohë, shumë persona janë të detyruar të kërkojnë para në zona të tjera ose të përdorin mënyra të tjera pagese.
Burimi: TT
Written by: admin
Post comments (0)