Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Aplikacioni “Min vård”, që përdor inteligjencë artificiale dhe përdoret nga disa komuna në Suedi, po kritikohet për gabime të rënda në vlerësimin e pacientëve. Lajmi u raportua nga SVT Nyheter Gävleborg.
Sipas raportit, aplikacioni ndonjëherë dërgon njerëzit tek mjeku edhe kur nuk kanë nevojë, por në raste të tjera nuk e kupton sa serioze është gjendja e tyre, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme.
Në një rast, një burrë i moshuar vdiq një ditë pasi aplikacioni nuk e vlerësoi siç duhej gjendjen e tij. Ende nuk është e sigurt nëse vdekja lidhet me gabimin e aplikacionit, por ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha.
Elisabeth Månsson Rydén, mjeke në Gävleborg, është shumë e shqetësuar për situatën.
“Mjekët në takimet tona e kanë quajtur aplikacionin “Min vård Gävleborg” një katastrofë”, tha ajo.
Written by: admin
Post comments (0)