Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kompania ajrore me kosto të ulët Ryanair do të lejojë së shpejti pasagjerët të marrin me vete një çantë dore pak më të madhe, pa pagesë shtesë. Lajmi është bërë i ditur nga Sky News.
Bëhet fjalë për çantën që vendoset poshtë ndenjëses përpara udhëtarit.
Ky ndryshim vjen pasi Bashkimi Evropian ka propozuar rregulla të reja për madhësinë e bagazheve në avion.
Deri tani, madhësia e lejuar ka qenë 40x25x20 cm. Së shpejti do të lejohet madhësia 40x30x20 cm.
Kjo do të thotë se çanta mund të ketë hapësirë deri në 24 litra, në krahasim me 20 litra që ishte më parë.
Written by: admin
Post comments (0)